Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier, detajet e para nga ngjarja

Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier, detajet e para nga ngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital nga autoambulanca e mbërritur në vendngjarje. Pamjet tregojnë mjetin e dëmtuar rëndë dhe stafin mjekësor duke ofruar ndihmën e parë për të lënduarit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ka sjellë përplasjen...