Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Makina përplaset me motorin në dalje të Tiranës, humbin jetën dy të rinjtë
👁11095
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në “Shkallën e Tujanit”. Raportohet se dy persona kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me një makinë. Njoftimi i Policisë: Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.