Makina përplas turmën e tifozëve të Liverpool, plagosen dhjetëra persona, mes tyre edhe fëmijë

Makina përplas turmën e tifozëve të Liverpool, plagosen dhjetëra persona, mes tyre edhe fëmijë

Katër fëmijë janë në mesin e dhjetëra personave të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në gjatë festës së tifozëve të Liverpool FC. 27  persona u dërguan në spital, dy prej të cilëve me lëndime të rënda, përfshirë një fëmijë. Shoferi i makinës, një 53-vjeçar britanik është arrestuar nga policia. “Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, thonë autoritetet. Mijëra njerëz ishin në rrugët e qytetit për fitoren e Liverpool FC në Premier League, ndërda klubi i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë shërbimit të emergjencës.  
Burimi: Syri.net