Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë në Berat dhe zhduket

Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë në Berat dhe zhduket

Aksident në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Automjeti përplas në rrugë 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet nga vendngjarja. I plagosuri E. Selfaj është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, policia po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit. Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Një automjet ka përplasur në rrugë një shtetas, që ishte duke qarkulluar me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që pasi kanë parë një person të shtrirë në rrugë, kanë njoftuar policinë. I plagosuri, shtetasi E. Selfaj, është transportuar me ambulancë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë...