Makina merr para këmbësorët në Izrael, 8 të plagosur, policia në kërkim të autorit i cili u largua nga vendngjarja

Makina merr para këmbësorët në Izrael, 8 të plagosur, policia në kërkim të autorit i cili u largua nga vendngjarja

8 persona u plagosën pasi një automjet u përplas me këmbësorët që prisnin në një stacion autobusi pranë Kfar Yona në Izraelin qendror. Ambulancat nxituan në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë për të plagosurit dhe forcat e policisë për të hetuar rastin. Sipas Jerusalem Post, autoritetet izraelite tani po e hetojnë incidentin si një sulm terrorist. Përveç dy të rinjve që janë shtruar në spital me lëndime në gjoks dhe gjymtyrë, tre janë plagosur të lehtë deri të moderuar dhe tre në gjendje të lehtë. About 7 or more people have been injured in a Jihadist ramming attack...