Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

Një 46-vjeçar në Tiranë është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në rrugën “Mihal Popi.” Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku brenda makinës tip ‘Volvo’ në zonën e stadiumit “Selman Stermasi” është gjetur Ismet Habili. Ka qenë një qytetar i cili ka njoftuar policinë pasi e ka gjetur automjetin të dëmtuar. Raportohet se nuk janë dëgjuar të shtëna, çka me gjasë vrasja mund të jetë kryer me silenciator. Viktima nuk rezulton me precedent penal. Djali i viktimës Ismet Habili, i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, pak minuta më parë, ka mbërritur i tronditur në vendngjarje. “Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën?...