Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maignan drejt Premier League, për momentin Milani ia mbyll derën Ter Stegen-it
Ter Stegen do të duhet të kërkojë një skuadër të re, nëse dëshiron të luajë, pasi Barça do t’i komunikojë në ditët në vijim se nuk e llogarit më për të ardhmen. Gjermani mund të qëndrojë, por do ta ketë të qartë situatën e tij, ndaj në klubin blaugrana presin që të gjejë zgjidhje. Për pasojë janë të gatshëm ta lehtësojnë largimin e tij. Rroga e lartë nuk ndihmon, por ka klube që kërkojnë portier të sigurt. Një prej tyre është Milani. “Djalli” është pranë shitjes së Maignan te Chelsea, megjithatë Ter Stegen, për momentin, nuk është prioritet për kuqezinjtë....