Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Maignan dhe Theo, lojtarë të mëdhenj. Leao? Nuk e di kurrë çfarë lojtari do të shoh në fushë”
👁12955
Demetrio Albertini ka analizuar situatën e disa prej individëve kyç të Milanit. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai është ndalur veçanërisht te Rafael Leao: “Flasim gjithmonë për të njëjtat cilësi dhe të njëjtat mangësi. Është një lojtar i mrekullueshëm, me potencial të jashtëzakonshëm, por para çdo ndeshjeje nuk e di kurrë çfarë Leao do të shoh në fushë”. A do ta rinovonte kontratën e Maignan: “Për mua është një portier i madh, por vlerësimi iu takon drejtuesve. Pastaj marrëveshja duhet gjetur nga të dyja palët”. Po ajo e Theo Hernandez: “Edhe ai është një lojtar i madh. Në...