Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Magjia që lindi në letër dhe lulëzoi në ekran: nga Charles Perrault te Georges Méliès dhe Walt Disney
Në një botë ku pluhuri i harresës shpesh mbulon ëndrrat e brishta, “Hirushja” lindi si një melodi që përshkon shekujt, e thurur nga penat e urta të tregimtarëve dhe ngjizur në shpirtin njerëzor si një shpresë e përjetshme. Ndër të parët që i dha formë kësaj magjie ishte Charles Perrault, në vitin 1697, kur botoi përrallën “Cendrillon ou la petite pantoufle de verre”, një histori që, ndonëse e njohur për rrënjët e saj popullore, u kthye në një simfoni letrare falë finesës dhe imagjinatës së Perraultit. Ishte ai që i fali Hirushës këpucën e qelqit, një objekt i vogël e i brishtë, por më i fortë se çdo mur pallati. Ai që krijoi karrocën nga kungulli, tërhequr nga mi të kthyer në kuaj dhe që...