Maggie Gyllenhaal rikthehet në TIFF, këtë herë në garë me filmin “Flesh Impact”

Maggie Gyllenhaal rikthehet në TIFF, këtë herë në garë me filmin “Flesh Impact”

23 September, 2026 - 15:00 Maggie Gyllenhaal, kryetare e Jurisë së edicionit të fundit të Festivalit të Filmit në Venecia, do të jetë pjesë e Tirana International Film Festival, këtë herë në cilësinë e konkurrentes me filmin e saj të shkurtër “Flesh Impact”. Filmi do të shfaqet në ditën e katërt të TIFF-it si premierë botërore në konkurrim, pasi në Festivalin e Venecias ishte prezantuar në kuadër të një “special screening”, jashtë garës. Organizatorët e TIFF kanë bërë të ditur se Gyllenhaal nuk do të mund të jetë personalisht në Tiranë. “Flesh Impact” sjell në role kryesore aktoret Dakota Johnson dhe Ellen Burstyn, në dy portrete të ndryshme të ikonës së kinemasë Marilyn Monroe. Pjesëmarrja në TIFF vjen në një moment të rëndësishëm për filmin,...