Mads Pedersen fiton etapën e tretë në Vlorë dhe rikthen fanellën rozë! Giro d’Italia largohet nga Shqipëria

Mads Pedersen fiton etapën e tretë në Vlorë dhe rikthen fanellën rozë! Giro d’Italia largohet nga Shqipëria

Mads Pedersen ka fituar etapën e tretë të “Giro d’Italia”, duke shënuar një tjetër sukses të madh në sprintin final të zhvilluar në qytetin e Vlorës. Çiklisti danez, 29 vjeç, ka treguar formë të jashtëzakonshme në këtë etapë, e cila ishte edhe e fundit në territorin shqiptar. Etapa e tretë ishte një prej më të gjatave deri tani, me një itinerar prej 160 kilometrash që përshkoi disa nga zonat më piktoreske të jugut të Shqipërisë – nga Vlora, përmes Kuçit, Qeparosë, Himarës, Llogarasë, dhe sërish drejt Vlorës, ku edhe u zhvillua sprinti përmbyllës. Pedersen ka fituar tashmë dy nga tre...
Burimi: Vizionplus.tv