Macron: Zemërim dhe turp! Kush ka shkatërruar duhet të paguajë dhe të dëmshpërblejë

Macron: Zemërim dhe turp! Kush ka shkatërruar duhet të paguajë dhe të dëmshpërblejë

“Sonte ndjejmë të gjithë zemërim dhe turp”, kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron, duke iu drejtuar kombit pas kaosit dhe shkatërrimeve në margjinat e manifestimeve të djeshme në Francë. “Asgjë nuk justifikon dhunën”, shtoi ai. “Të rinjtë tanë ndjejnë një ankth të thellë për të ardhmen e tyre, për aftësinë e tyre për të gjetur vendin në shoqëri. I kuptoj liceistët dhe studentët tanë, dhe ata janë në qendër të angazhimit tim publik. Zëri i tyre duhet të dëgjohet. Përgjegjësia jonë është e dyfishtë: të dëgjojmë zemërimin dhe të bëjmë të respektohet me vendosmëri rendi republikan”, shtoi Macron. Ai theksoi gjithashtu se ka ndërmarrë masa në nivel ndërkombëtar për furnizimet energjetike, të cilat duhet të reflektohen në çmime. “E di që francezët presin rezultate...