Macron: Trump po fillon t’i kuptojë gënjeshtrat e Putinit për Ukrainën

Macron: Trump po fillon t’i kuptojë gënjeshtrat e Putinit për Ukrainën

Gjatë vizitës së tij në Vietnam, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se Donald Trump po fillon të kuptojë disa “aspekte të gënjeshtrave të udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën.” Macron e bëri këtë deklaratë pas një postimi të Trump në rrjetet sociale, në të cilin Presidenti amerikan vlerësoi se Vladimir Putin është “çmendur plotësisht” , duke u pozicionuar kështu për sulmet masive ajrore ruse kundër Ukrainës gjatë fundjavës. Ai shtoi se shpreson që zemërimi i Trump ndaj Putinit “të shndërrohet në veprim”.  
Burimi: Opinion.al