Macron: Në shtator njoh Palestinën! Izraeli dhe SHBA: Dënojmë fuqishëm vendimin e Francës, i shërben Hamasit

Macron: Në shtator njoh Palestinën! Izraeli dhe SHBA: Dënojmë fuqishëm vendimin e Francës, i shërben Hamasit

Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator. Kështu ka bërë me dije presidenti Emmanuel Macron, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Në përputhje me angazhimin historik të Francës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca do ta njohë Shtetin e Palestinës. Do ta njoftoj këtë në një deklaratë zyrtare në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shtatorin e ardhshëm. Urgjenca më e madhe tani është të ndalen luftimet në Gaza dhe të ofrohet ndihmë për popullsinë civile. Paqja është e mundur. Duhet të arrihet një armëpushim i menjëhershëm,...