Macron në OKB për herë të fundit si president, nga Hormuzi te Ukraina dhe Gaza, apeli për diplomacinë
Emmanuel Macron u ngjit në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për herë të fundit si President i Francës, duke e përqendruar fjalimin e tij te diplomacia shumëpalëshe dhe përpjekjet për të prodhuar rezultate konkrete në një botë të përfshirë nga luftërat dhe krizat energjetike. Para fjalimit, zyrtarët francezë kishin deklaruar se “koha për fjalime të mëdha strukturore ka mbaruar”, duke sinjalizuar se ndërhyrja e Macron do të fokusohej te veprimet konkrete. Vetë presidenca franceze ka pranuar se OKB-ja “nuk është në një gjendje të mirë”, ndërsa Këshilli i Sigurimit shpesh mbetet i bllokuar për shkak të përplasjeve mes fuqive të mëdha. Megjithatë, Macron vijon ta konsiderojë organizatën si një nga mekanizmat kryesorë për arritjen e marrëveshjeve me peshë politike dhe ligjore...
Burimi:
syri.net