Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se “Hamasi nuk ka qenë kurrë shumë aktiv në Bregun Perëndimor”, duke shkaktuar reagime të forta në Izrael. “Shikoni se çfarë po ndodh në Bregun Perëndimor, ku çdo ditë po shohim shkelje, dhe në emër të çfarë? Hamasi nuk ka qenë kurrë aktiv në Bregun Perëndimor”, tha Macron. Hamasi nuk qeveris Bregun Perëndimor ashtu siç bën në Gaza, por prej kohësh ka pasur prani atje dhe ka kryer sulme kundër izraelitëve në zonë. Nga ana tjetër, ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, tha se “Presidenti Macron po gënjen”. “Këtë javë, të dielën, një terrorist i Hamasit vrau Netanel Shukrun, i cili po lahej me djemtë e tij në një burim...
Burimi:
javanews.al