Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Macron kërkon reagim të shpejtë nga BE-ja pas tarifave të reja të SHBA-së ndaj mallrave evropiane
Bota E Shtunë, 12 Korrik 2025 20:40 Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë dhe të vendosur nga Bashkimi Evropian, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave 30% ndaj mallrave të importuara nga Evropa. Në një postim në platformën X, Macron kërkoi që BE-ja të përshpejtojë përgatitjet për masa reciproke dhe të mbrojë interesat e saj strategjike. “Më shumë se kurrë, është përgjegjësi e Komisionit të riafirmojë vendosmërinë e Unionit për të mbrojtur interesat evropiane,” shkroi ai. Thirrja e presidentit francez vjen në një moment tensionesh të shtuara mes Brukselit dhe Uashingtonit,...