No Image Available

Macron humb kontrollin politik, Le Pen së shpejti në pushtet?

Kriza politike dhe trazirat sociale po e vendosin presidentin francez Emmanuel Macron përballë një prej periudhave më të vështira të fundit të mandatit të tij. Incidentet e dhunshme, plaçkitjet dhe djegiet e ndërtesave publike e bizneseve kanë nxjerrë në pah pakënaqësinë në rritje në shoqërinë franceze, ndërsa qeveria po përballet me hapësirë të kufizuar për ndërhyrje ekonomike dhe me një klimë të tensionuar politike. Macron erdhi në pushtet gati një dekadë më parë me premtimin për të ndryshuar sistemin politik francez, për të përshpejtuar reformat ekonomike dhe për të forcuar autoritetin e shtetit. Por, në muajt e fundit të presidencës së tij, ai përballet me një parlament të fragmentuar, financa publike nën presion dhe vështirësi për të frenuar pakënaqësinë sociale. Ndryshe nga protestat e “Jelekëverdhëve”...