Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, ka paraqitur dorëheqjen pasi pranoi se kishte humbur kontrollin mbi situatën, por presidenti Emmanuel Macron nuk e ka pranuar atë. Ndërkohë, Macron ndodhet në Kuvajt, në kuadër të një vizite 4-ditore në vendet e Gjirit Persik, dhe pritet të kthehet në Paris në fund të javës. Vizita e presidentit synon të sigurojë furnizimin me naftë dhe të gjejë zgjidhje për rritjen e kostos së jetesës, një nga arsyet kryesore të pakënaqësisë së protestuesve. Megjithatë, vendimi i tij për t’u larguar nga vendi në këtë moment ka ngjallur pikëpyetje. Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka shprehur mbështetjen për Nuñez, por ka pranuar se autoritetet kanë dështuar gjatë fundjavës. Sipas tij, shërbimet e inteligjencës nuk arritën të parandalonin përshkallëzimin e...