Irani refuzon kategorikisht bisedimet bërthamore me SHBA-në: Nuk jemi aspak në atë fazë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka deklaruar se Teherani nuk po zhvillon asnjë bisedim me Shtetet e Bashkuara mbi detajet e programit bërthamor dhe se nuk ka pranuar asnjë diskutim për pezullimin e përkohshëm ose uljen e niveleve të pasurimit të uraniumit. I pyetur nëse Irani do të pranonte pezullimin e përkohshëm të pasurimit të uraniumit ose uljen e niveleve të pasurimit si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme me Uashingtonin, Baghaei u përgjigj qartë dhe kategorikisht. “Jo, ne nuk jemi aspak në atë fazë tani. Gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur asnjë diskutim mbi detajet që lidhen me çështjen bërthamore”, ka theksuar ai. Deklarata e tij vjen në një kohë kur dy vendet vazhdojnë komunikime indirekte përmes ndërmjetësuesve, por sipas...
Burimi:
javanews.al