Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Macron dy orë telefonatë me Putin, kërkon armëpushim në Ukrainë
Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një telefonatë që zgjati rreth dy orë me presidentin rus Vladimir Putin, në bisedën e parë mes tyre që nga shtatori i vitit 2022. Sipas njoftimit zyrtar nga Pallati Elize, Macron kërkoi një armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit. Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar burime nga presidenca franceze. Gjatë diskutimit, të dy liderët prekën edhe çështjen e Iranit. Macron theksoi nevojën që Irani të respektojë angazhimet e tij në kuadër të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, si dhe të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë...