MACRON DERGON TRUPA NE ARABINE SAUDITE
Franca do të dërgojë trupa, radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Arabinë Saudite për të mbrojtur portin strategjik të Yanbu, njoftoi presidenti Emmanuel Macron. “Do të dërgojmë mjete ushtarake, domethënë ushtarë, sisteme radarësh dhe sisteme mbrojtëse, për të mbrojtur këtë zonë”, tha Macron gjatë një interviste televizive. Presidenti francez theksoi se misioni synon mbrojtjen e infrastrukturës dhe jo përfshirjen e Francës në konflikt. Yanbu ka një rëndësi të veçantë për tregtinë saudite të energjisë. Porti në Detin e Kuq i mundëson Arabisë Saudite të eksportojë naftë pa kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare që ndodhet në qendër të tensioneve aktuale. Sipas informacionit të cituar nga Macron, Yanbu është përballur së fundmi me sulme nga lëvizja Houthi e Jemenit, e mbështetur nga Irani....
Burimi:
ntv.al