‘Ma kërkoi si favor’/ Gentian Sula deklaron: Kontrata për 220 mijë euro me Ajola Xoxën ishte fiktive

‘Ma kërkoi si favor’/ Gentian Sula deklaron: Kontrata për 220 mijë euro me Ajola Xoxën ishte fiktive

Një nga biznesmenët e lidhur me dosjen “Veliaj”, Gentian Sula pronar i kompanisë së tregtimit të energjisë NOA dhe asaj të siguracioneve Intersig, ka ndryshuar dëshminë lidhur me dosjen në hetim Veliaj-Xoxa. Teksa është pyetur herën e dytë nga prokurorët e SPAK, ai sqaruar se më datë 09.01.2025 kishte dhënë shpjegime lidhur me një marrëdhënie shitblerjeje me shtetasen Ajola Xoxa. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Sula ka deklaruar se ka qenë i tronditur dhe i paqartë për rrethanat dhe përgjegjësinë e tij gjatë pyetjes herën e parë. Ai ka theksuar se nuk kishte dashur të jepte të dhëna të rreme, por...