Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin
Dy ditë para se të shënohej 1-vjetori i shpalljes së Monarkisë, me 29 gusht 1929, nga qelia e burgut ku vuante dënimin, Haki Stërmilli i lutej për mëshirë mbretit Zog. I kishin kryqzuar shpesh rrugët e jetës dhe kishin bashkëpunuar si dy miq të afërt deri në momentin e Revolucionit të Qershorit, ku Haki Stërmilli kishte dalë hapur në përkrahje të lëvizjeve demokratike. Zogu nuk do ia falte këtë kundërvënie e për shumë kohë Haki Stërmilli do të jetonte në arrati jashtë Shqipërisë. Ndërsa gjendej prej afro dy vitesh në Manastir, më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav dhe i dorëzohet autoriteteve shqiptare në Bilisht, të cilët e vendosin në Korçë dhe pak ditë më pas në Tiranë...