Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Lutja e nënës së Havzi Nelës: Mos ma varni djalin!
Nga Kastriot Dervishi Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë kërkesë. Nëna e tij, Xhevahire Nela, i drejtohet Presidiumit më 26.2.1988. Po atë ditë kanë bërë telegram edhe “motrat, nipat dhe mbesat” e tij. Këtë telegram e ka nënshkruar Refije Vesel Seitaj. Sigurisht, asnjë telegram nuk u mor parasysh. Gjykata e Lartë e Shqipërisë, e përbërë nga ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Avdiu dhe nga gjyqtarët Vili Robo dhe Fatmira Laskaj, vulosi dënimin e tij me varje në litar. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët...