Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lushnjë/ 68-vjeçarja humb jetën pasi ra nga kati i tetë i pallatit, dyshohet për vetëvrasje
👁10562
Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë gjatë natës pasi një 68-vjeçare ka rënë nga kati i tetë i pallatit, e cila për pasojë ka humbur jetën. Sipas burimeve, e moshuara vuante nga ‘sëmundja e parkinsonit’, dhe autoritetet dyshojnë se ajo është vetëhedhur nga ballkoni i saj në katin e tetë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, kurse materialet i janë dërguar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.