Lumturia ime

Lumturia ime

1 September, 2026 - 17:30 Poezi nga Dritëro Agolli Ju dua, të vegjël dhe ju të mëdhenj! Sikur të më derdhen të ligjtë përrenj, U thyej dhe qafën, i çoj mu në djall Me gotën përpara, me këngën me mall! Shpesh vuaj dhe dhëmbët kërcas domosdo, Po jeta është luftë dhe unë jam hero; Ndaj jam i shkujdesur, pa pare në xhep, As mbreti të drejtat s’m’i merr e s’m’i jep. Më shtyp zgjedhë e skamjes nga viti në vit, Por mbrëmjes me miqtë unë vitin e ndrit: Kur mbrrijmë qëllimin dhe gazi na djeg, Përse t’i kujtojmë ca ferra në shteg? Ç’të merrem me fatin, me kalin gërmuq? Pa hiqmu nga sytë, i poshtri thuthuq! Kur brenga dhe gazi trokasin në xham, U them: “Mirë se vini, një sofër e kam”/KultPlus.com