Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!
👁5417
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij vjen për të hetuar korrupsionin, pasi shprehet se familjarët e pushtetarëve po përfitojnë në “subvencione, grante dhe në shitblerje të megavatëve”. Për këtë arsye, sipas Abdixhikut, Kosovës i duhet një Strukturë e Posaçme Kundër Korrupsionit që të afërmit e pushtetarëve “ta provojnë fatin aty më pas”. “Do ta bëjmë”, shkruan ai. SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) është një institucion i pavarur brenda sistemit të drejtësisë në Shqipëri, i ngritur si pjesë e Reformës...