Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”
Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”. Lumturi “Lume” Blloshmi (1944–2020) ishte një artiste bashkëkohore, piktore dhe fotografe, e vlerësuar si një nga zërat krijues më të qëndrueshëm dhe më me ndikim në vend. Aktiviteti erdhi si në formën e një bashkëbisedimi mes studiueses së artit Suzana Varvarica Kuka dhe Adela Demetjas, drejtore e Galerisë Kombëtare të Arteve, të cilat trajtuan krijimtarinë e artistes në raport me kontekstin historik dhe artistik të kohës. Përmes veprës së saj, dokumenteve arkivore dhe dëshmive të periudhës, bashkëbisedimi solli në vëmendje rrugëtimin artistik të Blloshmit, një prej figurave të rëndësishme të artit shqiptar bashkëkohor. E gjendur...
Burimi:
kultplus.com