Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë
Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, e cila u zhvillua këtë fundjavë në fshatin Akhmat-Jurt. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Adamin i veshur me kostum të zi dhe syze dielli, duke qëlluar me armë automatike nga dritarja e një veture luksoze. Në dorë i dallohej një orë e shtrenjtë, modeli Jacob & Co Billionaire Ashoka, i zbukuruar me diamante, vlera e të cilit arrin deri në 7 milionë dollarë, më shumë se buxheti vjetor...