Lukë Kaçaj, artisti që diktatura nuk mundi t’ia shuajë zërin
Lukë Kaçaj lindi më 19 korrik 1926, në Bajzë të Malësisë së Madhe. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në gjimnazin “Illyricum” të Françeskanëve në Gjuhadol Shkodër. Që në këtë kohë ai shfaqi dhunti të pazakonta muzikore. Aty njohu edhe At Gj. Fishtën, At A. Harapin etj. Lukë Kaçaj ra në sy dhe u dërgua të studionte në konservatorin “Çajkovski”, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose “Albanskij Shaljapin”. Pas çlirimit, në vitet 1947-1950, punon në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist. Në vitet 1950-1955 kryen studimet e larta për kanto pranë Konservatorit “P. I. Tchaikowsky...
Burimi:
kultplus.com