Lukaku nuk mban mëri si ish: Uroj që Interi të shkojë sa më larg në Champions

Lukaku nuk mban mëri si ish: Uroj që Interi të shkojë sa më larg në Champions

Në fillim ishte Antonio Conte, tani edhe Romelu Lukaku. Në shtëpinë e Napolit po bëjnë komplimente për Interin, rivalin e titullit, që tani duket më shumë i përqendruar te Liga e Kampionëve. “Uroj që Interi të arrijë sa më larg në Champions për të mirën e futbollit italian, – tha Lukaku për Dazn, pas fitores ndaj Lecce, duke shtuar: – Megjithatë nuk po shohim të tjerët, duhet të përqendrohemi te vetvetja. Beteja nuk ka mbaruar ende, por do të jetë kështu deri në sekondën e fundit të kampionatit”. Belgu, në finalen e Ligës së Kampionëve 2023 me fanellën e Interit,...
Burimi: Telesport.al