Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Luka Modriç largohet nga Reali i Madridit, e konfirmon vetë klubi spanjoll
👁3265
Adriatik BALLA Reali i Madridit ka konfirmuar të enjten se Luka Modriç do të largohet nga skuadra në fund të sezonit. Mesfushori kroat ndeshjen e fundit në stadiumin “Bernabeu” do ta luajë të shtunën ndaj Real Sociedadit, ndërsa do të largohet pas Kupës së Botës për Klube. “Real Madridi dhe kapiteni Luka Modriç janë pajtuar që ta mbyllin periudhën e paharrueshme në fund të Kupës së Botës për Klube, ku skuadra jonë do të luajë prej 18 qershorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ndër të tjera klubi madrilen. 39-vjeçari Modriç ka zhvilluar 590 ndeshje për gjigantin spanjoll...