Luis Enrique, i prerë për krahasimin Messi-Yamal: Ai është më i miri i të gjithë kohërave
Në prag të ndeshjes PSG-Barcelona në Champions League, Luis Enrique vlerësoi Lamine Yamal, duke theksuar se talenti i ri duhet të ndërtojë identitetin e tij, pa u krahasuar me Lionel Messin, të cilin e drejtoi te Barcelona. “Lamine po bën shumë mirë, sepse dëshiron të jetë Lamine Yamal. Po përmirëson elementet e lojës së tij”, – deklaroi trajneri spanjoll. Për krahasimin me Messin, ai ishte i prerë: “Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Askush nuk mund të fitojë një krahasim me të. Lamine dëshiron të jetë versioni më i mirë i vetvetes. Është më mirë të mos krahasohesh me të tjerët, kjo është shumë inteligjente”. Si mund të ndalet Yamal? Luis Enrique e përmblodhi kështu: “Është shumë e thjeshtë, nuk duhet ta...
Burimi:
telesport.al