Luis Enrike, strategu që shkatërroi Interin në Mynih, futet në rangun e teknikëve të mëdhenj

Luis Enrike, strategu që shkatërroi Interin në Mynih, futet në rangun e teknikëve të mëdhenj

Adriatik BALLA Luis Enrike duhet të quhet vizionar, pasi orkestroi shkatërrimin 5:0 të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, të shtunën mbrëma në Munih. Ndeshja ishte aq e njëanshme saqë i ngjante një seance stërvitore kundër një ekipi amator, e jo ndeshje ndaj skuadrës që ka fituar tri herë kupën evropiane. Pasime, lëvizje, energji. Presing i pandalshëm, sulmues që tërhiqen për të mbrojtur, lojtarë të krahut që ruajnë mbrojtësit e krahut. Të gjitha këto atribute u shfaqën në Munih, ndërsa Luis Enrike iu bashkua listës elitare të trajnerëve që fituan Ligën e Kampionëve me më shumë klube. Suksesin i...
Burimi: Sot.com.al