Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Luftërat/ Guterres: Uria nuk duhet të përdoret si armë lufte
“Uria nuk duhet të përdoret kurrë si armë luftë”, kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres. Referuar konflikteve në Rripin e Gazës dhe Sudan, ai u shpreh uria nxit paqëndrueshmërinë dhe gjithashtu kërcënon paqen. “Konfliktet vazhdojnë të rrisin urinë në Gaza, Sudan dhe në vende të tjera. Uria nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon paqen. Ne kurrë nuk duhet ta pranojmë urinë si armë luftë”, tha ai. Ndërkohë OBSH paralajmëroi se nivelet e kequshqyerjes në Rripin e Gazës kanë arritur në nivele alarmante dhe se numri i vdekjeve sa vjen edhe rritet.