Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Luftë me flakët në jug, zjarr masiv mes Patosit dhe Mallakastrës, situatë e vështirë edhe në Mirditë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha në zonën kufitare mes bashkive Patos dhe Mallakastër, mes fshatrave Lofkënd dhe Drenie. Flakët, të cilat kanë nisur prej ditës së djeshme, po luftohen nga ajri dhe nga toka. Në terren ndodhen forca të shumta, përfshirë ato të Emergjencave Civile, shërbime zjarrfikëse nga disa bashki, dhe trupa të Forcave të Armatosura. Në ndihmë është angazhuar edhe një helikopter, ndërhyrja e të cilit ka bërë të mundur izolimin e vatrave aktive. Pavarësisht situatës serioze, autoritetet po bëjnë maksimumin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet në zonë për të koordinuar operacionin dhe ka vlerësuar lart profesionalizmin e të gjithë atyre që janë angazhuar. Ai...