Luftë me flakët në Dajt, Bulqizë, Mat dhe Skrapar! Ministria e Mbrojtjes: Sot 17 vatra, 4 janë ende aktive! S’ka rrezik për banorët
Lufta me flakët ka vijuar edhe përgjatë ditës së sotme, ndërsa mbeten aktive 4 vatra të rrezikshme zjarri në Dajt, Bulqizë, Mat dhe Skrapar. Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend deri në orën 20:00 (1 shtator), ku aktualisht janë raportuar 17 vatra, prej të cilave 4 vijojnë të jenë aktive, 2 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 11 janë shuar plotësisht. Në terren janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 13 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura po mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë. Vatrat aktive janë në Dajt, Vajkal të Bulqizës, Lundre të Matit dhe Therepel të Skraparit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacionet për izolimin dhe shuarjen e...
Burimi:
javanews.al