Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
👁6003
Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave kanë mbetur 2,985 zarfe të ardhura nga diaspora për t’u hapur. Ndërkohë gara më e fortë është brenda “shtëpisë” e sidomos brenda Partisë Socialiste. Në Tiranë, aty ku është mbyllur numërimi i votave për kandidatët, ish-ministrja Olta Xhaçka ka mundur të fitojë vetëm me 2 vota më shumë. Sipas të dhënave në KQZ-së, ajo ka mundur kolegen e saj socialiste Blerina Gjylameti, duke “i rrëmbyer” karrigen në legjislaturën e ardhshme. Olta Xhaçka ka marrë 5806 vota ndërsa Gjylameti 5804. Garë e fortë edhe mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal...