LUFTA SPECIALE NË KOSOVË/ Çollaku zbulon përplasjen e fshehtë për pushtet
Krahas luftës kundër forcave serbe, në Kosovë ka ekzistuar edhe një përplasje politike për pushtet mes grupeve shqiptare, deklaroi Kreshnik Çollaku në emision. Ai iu referua termit “luftë speciale”, të përdorur në aktgjykim, duke e përshkruar si konflikt paralel mes rivalëve politikë dhe ushtarakë, veçanërisht ndërmjet strukturave të lidhura me LPK-në dhe LDK-në. Çollaku tha se rivaliteti nuk ishte i fshehtë dhe përmendi raportime të kohës për arrestimin e funksionarëve të LDK-së, pretendime për tortura dhe vrasje politike të pazbardhura. Sipas tij, mohimi i këtyre përplasjeve do të ishte mohim i një pjese të historisë politike të Kosovës. Akuza më e fortë e tij ishte se drejtimi politik dhe ideologjik i kësaj lufte speciale ndodhej në Tiranë. Ai përmendi vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së...
Burimi:
ntv.al