Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lufta rrit ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet botërore, po reflektohet edhe në Shqipëri
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli më i lartë që nga janari i këtij viti. Sipas Reuters, arsyeja kryesore është përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, të cilat kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit në Gjirin e Hormuz – një nga rrugët më të rëndësishme për eksportin global të naftës. Ndërkohë Bloomberg raporton se tregjet po përballen me një kombinim faktorësh: jo vetëm konflikti në Lindjen e Mesme, por edhe pritshmëri për ndërhyrje të kufizuar të Rezervës Federale në uljen...