Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Lufta” për karrigen në Kuvend, Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit me mbi 2 mijë vota
👁3647
Jorida Tabaku ka thelluar rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit, me të cilin është në garë të fortë për mandatin e 13-të të Qarkut Tiranë në listën e hapur të PD-ASHM teksa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit. Deri më tani në Qarkun Tiranë janë numëruar 1272 kuti votimi nga 1282 në total, ku në avantazh është deputetja demokrate. Jorida Tabaku kryeson me 18850 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti ka marrë, sipas rezultateve paraprake 16426. Diferenca mes dy demokratëve është 2424 vota, por rezultati mund të ndryshojë deri në hapjen e kutisë së fundit, pasi numërimi vijon ende.