Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
“Lufta nuk mbaron kur heshtin armët”- rrëfim i fuqishëm i vajzës së të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Me një rrëfim të fuqishëm dhe emocional, Venesa Sylejmani vajza e Shyrete Tahiri-Sylejmani, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, hapi Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo ndau me pjesëmarrësit dhimbjen e trashëguar dhe pasojat e traumës ndër breza, duke theksuar se lufta nuk përfundon me heshtjen e armëve, por lë pasoja të thella te brezat që vijnë më pas. “Në moshën 4-vjeçare unë isha dëshmitare e një krimi të luftës. Për 15 vjet të gjata, shëndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rëndë. Deri dy vjet më parë, kur vendosa që nuk do ta lejoja më të më shkatërronte mua, ne, apo këdo tjetër”, rrëfeu Venesa. Ajo theksoi se nënës së saj iu deshën plot 20 vjet për të...