Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, 3 të vdekur dhe 57 të plagosur
👁13935
Tre persona janë vrarë nga një sulm me dron rus gjatë natës në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Guvernatori i rajonit, Ihor Terekhov tha se 17 dronë u lëshuan në qytet gjatë një sulmi të përqendruar që zgjati për nëntë minuta. “Ka goditje të drejtpërdrejta në ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi private, kënde lojërash, ndërmarrje dhe transport publik“, tha Terekhov. Ndërkohë, Oleh Sinehubov, guvernatori i rajonit më të gjerë të Kharkiv, tha se 57 persona u plagosën në sulm, përfshirë 7 fëmijë. Top Channel