LUFTA NE UKRAINE, LAVROV SFIDON SHPRESAT PER PAQE

LUFTA NE UKRAINE, LAVROV SFIDON SHPRESAT PER PAQE

Shpresat për një ndërprerje të përkohshme të sulmeve në Ukrainë përballen me një tjetër pengesë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaroi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Moska nuk planifikon të ndalë operacionet e saj ushtarake. “Ne nuk do të bëjmë pauzë në operacionin tonë të posaçëm ushtarak”, deklaroi Lavrov, duke përdorur terminologjinë zyrtare të Kremlinit për luftën në Ukrainë. Sipas tij, një pauzë do t’i jepte Evropës mundësinë për të vazhduar furnizimin e Ukrainës me armë. Kjo është arsyeja që Moska e kundërshton idenë e një ndërprerjeje të përkohshme të luftimeve. Deklarata e Lavrovit vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sinjalizoi gatishmëri për një moratorium mbi sulmet ndaj objekteve energjetike, me kusht që edhe Rusia të respektonte të njëjtin angazhim....