Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Ukrainë, Kremlini: Së shpejti do të kemi raundin tjetër të bisedimeve me Kievin
👁10207
Kremlini do të njoftojë së shpejti raundin e ardhshëm të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës, u tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov udhëheqësve të mbledhur në një samit sigurie në Moskë. Ai tha gjithashtu se Moska do të këmbëngulë që Kievi të shfuqizojë të gjitha “ligjet diskriminuese” në Ukrainë në raundin e ri të negociatave të drejtpërdrejta. “Në këto negociata më 16 maj në Stamboll, kur ato rifilluan, ne këmbëngulëm në heqjen e të gjitha ligjeve diskriminuese dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në raundin tjetër të negociatave të drejtpërdrejta, të cilat do t’i shpallim në...