No Image Available

LUFTA NE UKRAINE DUHET TE MARR FUND TANI

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia ka “humbur kontrollin” mbi industrinë e saj të naftës, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se një numër i konsiderueshëm rafinerish janë goditur dhe, të paktën përkohësisht, janë nxjerrë jashtë funksionit. Deklarata vjen në një moment kur sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike ruse janë kthyer në një çështje të rëndësishme edhe për Uashingtonin. Ukraina ka intensifikuar gjatë muajve të fundit goditjet me dronë me rreze të gjatë ndaj rafinerive dhe objekteve të tjera energjetike brenda territorit rus. Sipas raportimeve të Financial Times dhe Axios, Trump i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse, mes...