Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli godet reaktorin bërthamor! Irani hakmerret duke goditur spitalin izraelit, Netanyahu: Khamenei nuk është i paprekshëm
Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë shpërthyer në një konflikt të hapur, me sulme intensive nga të dyja palët. Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore kundër objekteve strategjike iraniane, përfshirë reaktorin me ujë të rëndë në Arak dhe disa pozicione ushtarake e shkencore, si pjesë e një fushate të koordinuar për të goditur programin bërthamor të Teheranit. Mes objektivave thuhet se janë vrarë shkencëtarë të rangut të lartë dhe janë shkatërruar radarë dhe baza raketash. Në kundërpërgjigje, Irani ka lëshuar raketa drejt qyteteve izraelite, ndërsa një spital në Beer Sheva është goditur nga një prej tyre. Nga vendi i ngjarjes, kryeministri...