Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Lufta në Gazë dhe dhuna në Bregun Perëndimor, Papa Leoni zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Autoritetit Palestinez
Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik. Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike. “Ati i Shenjtë ka përsëritur thirrjen e tij që ligji humanitar ndërkombëtar të respektohet plotësisht, duke theksuar veçmas obligimin për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta, ndalimin e forcës disproporcionale dhe transferimin me forcë të popullatës”, tha Vatikani. Papa po ashtu tha se “ka nevojë urgjente për ofrimin e ndihmës për më...