Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lufta në Gaza/ 10 persona humbën jetën nga uria në orët e fundit, mbi 100 organizata humanitare bëjnë thirrje për armëpushim
Fatkeqësia humanitare që po ndodh në Rripin e Gazës ka shkaktuar reagime në të gjithë botën, pasi më shumë se 100 organizata ndërkombëtare, përfshirë Amnesty International, Save the Children dhe Caritas, që flasin për “uri masive” dhe bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Sipas organizatave, popullsia në Gaza po “vdes ngadalë” nga uria, ndërsa të paktën 10 persona të tjerë, kryesisht fëmijë, kanë vdekur nga uria në orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga e diela në 43. Në total, të paktën 111 civilë kanë vdekur nga uria që nga fillimi i sulmit izraelit....